Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…
Në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, të thirrur nga Kryeministri Edi Rama pas ngjarjeve të fundit në vend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit institucional në mbrojtje të fëmijëve. Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se zhvillimet e fundit kanë vendosur institucionet përballë nevojës për të analizuar jo vetëm masat e ndërmarra deri më tani, por edhe mënyrën sesi bashkëpunojnë mes tyre për të parandaluar dhe trajtuar situatat që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. “Ngjarjet e fundit na kanë vendosur përpara nevojës për të vlerësuar jo vetëm masat e ndërmarra, por edhe mënyrën se si institucionet tona bashkëpunojnë për të parandaluar dhe trajtuar situata që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien...
Burimi:
javanews.al