Trupi ynë është mozaik kërpudhash, disa shkencëtarë mendojnë se ato mund të ndikojnë në tru

Trupi ynë është mozaik kërpudhash, disa shkencëtarë mendojnë se ato mund të ndikojnë në tru

Kërpudhat brenda trupit tonë mund të kenë një ndikim shumë më të madh në shëndetin tonë sesa u kemi dhënë rëndësi deri më tani, shkruan BBC. Mes miliona formave të vogla të jetës që jetojnë mbi dhe brenda trupit tonë ndodhen pafundësisht lloje kërpudhash. Lëkura jonë është një mozaik i tyre, membranat brenda hundës dhe vaginës janë plot me to, dhe kërpudhat jetojnë edhe bashkë me bakteret brenda zorrëve tona. Ndërsa disa kërpudha mund t’i marrim nga nënat tona në lindje, kërpudha të reja gjithashtu hyjnë vazhdimisht në trupin tonë; ne konsumojmë maja sa herë që pimë birrë ose hamë bukë,...
Burimi: Syri.net