Trupi i pajetë i gjetur buzë Lanës, policia sqaron ngjarjen: Ishte i dehur dhe u hodh në lumë
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:56. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se burri, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur...
Burimi:
javanews.al