Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tre çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tre çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tre vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar i Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, i zhvilluar në Zagreb, Kroaci. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nxënësit fierakë u vlerësuan për interpretimin e dramës “Gjaku i arbrit”, duke fituar mes çmimeve të tjera edhe dy çmimet e para për aktoren më të mirë, Ema Mëngjezi, dhe aktorin më të mirë, Edlin Dhefto. Trupa teatrore është drejtuar nga mësuesja Laureta Janollari, nën udhëheqjen e së cilës nxënësit prezantuan në skenën e Zagrebit gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare. Në reagimin e saj, ministrja Kumbaro vlerësoi talentin dhe përkushtimin e nxënësve, mësueses dhe gjithë trupës teatrale, duke e cilësuar...