Trumpu kërkon prodhuesve të barnave t’i ndajnë vaksinat në pesë doza për të parandaluar autizmin

Trumpu kërkon prodhuesve të barnave t’i ndajnë vaksinat në pesë doza për të parandaluar autizmin

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po u bën presion kompanive farmaceutike që vaksinat e fëmijëve të ndahen në pesë doza të veçanta, bazuar në teorinë e rrëzuar se vaksinat shkaktojnë autizëm. Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale të premten, Trump tha se administrata e tij po “u kërkon kompanive farmaceutike” të ndryshojnë dozimin e vaksinave, në mënyrë që fëmijët të marrin një sasi më të vogël në çdo injeksion. “Doza e vaksinës do të jetë shumë, shumë më e vogël dhe mendoj se do të shihni një ulje të madhe të autizmit, dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, tha Trump. Trump tha se administrata e tij po u kërkon kompanive farmaceutike “ta ndajnë në doza prej 20%”, duke ulur...