Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh
Nga Skënder Minxhozi/ Kush kujton sesi nisi Foltorja e famshme e Sali Berishës (sot po flitet për një Foltore nr.2 anti-Berishë), sjell ndërmend sesi ish-kryeministri i fliste popullit të tij nëpër salla kinemash, në lidhje me refuzimin e homoseksualëve, dashurinë për Zotin dhe “vlerat konservatore”. Berisha mori shumë duartrokitje asokohe me këto teza, të cilat nuk kishin lidhje me rikthimin në pushtet por vetëm se eksitonin turmat që gjenin ngjashmëri me marrëzitë që hidhte çdo ditë Donald Trump në SHBA. Në Shtëpinë e Bardhë ishte ende Joe Biden dhe Berisha s’mund të dilte hapur kundër administratës amerikane, përfshirë edhe...