Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga India, si dhe një taksë shtesë për shkak të blerjeve që ky vend bën nga Rusia për naftë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se India “është miku ynë”, por shtoi se “tarifat e saj janë shumë të larta” për produktet amerikane. Sipas tij, India blen pajisje ushtarake dhe naftë nga Rusia – veprime që, sipas Trumpit, e ndihmojnë Rusinë të vazhdojë luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, ai tha se...