Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse
Vendimi vjen si pasojë e pretendimeve që India, drejtpërdrejt ose tërthorazi, po importon naftë nga Rusia. Kjo tarifë e re është shtesë prej tarifës ekzistuese prej 25% që ishin shpallur më herët nga Presidenti amerikan. Ky zhvillim pritet të përkeqësojë më tepër marrëdhëniet SHBA-Indi, në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi pritet të vizitojë Kinën gjatë këtij muaji, për herë të parë pas më shumë se 7 vitesh. Marrëdhëniet SHBA-Indi po kalojnë një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, pasi bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve kanë dështuar. Vendimi i fundit i Shtëpisë së Bardhë u paralajmërua nga Presidenti Trump që të hënën dhe vjen pas vizitës së të dërguarit të tij të lartë diplomatik, Steve Witkoff, në Moskë, ku u...