Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete
👁7102
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani. Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial. Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado. Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan...