Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump: Urime të gjithëve! Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit
Presidenti Donald Trump njoftoi një armëpushim “të plotë dhe total” mes Izraelit dhe Iranit, që pritet të nisë brenda 6 orëve dhe të zgjasë fillimisht 12 orë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në dy faza gjatë 24 orëve të ardhshme, me Iranin që nis armëpushimin i pari dhe Izraelin që e ndjek më pas. Trump tha se pas 24 orësh do të shpallet fundi zyrtar i “Luftës 12-ditore”. Zëvendëspresidenti JD Vance e përgëzoi Trumpin për arritjen e marrëveshjes, ndërsa ende nuk ka reagime zyrtare nga Izraeli apo Irani. /vizionplus.tv