Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është i gatshëm të ulet me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Kinë muajin e ardhshëm, duke konfirmuar raportet e medias se të tre udhëheqësit mund të takohen në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit në Shenzhen muajin e ardhshëm. Trump tha se një samit i tillë do të përqendrohej te çarmatimi bërthamor, por mund të përfshinte edhe diskutime për luftën në Ukrainë. I pyetur nga gazetarët nëse do të takohej me Putinin dhe Xi Jinpingun për të diskutuar mbi Ukrainën, Trump e minimizoi këtë si çështjen kryesore të takimit. “Do ta bëja këtë, jo aq shumë për Ukrainën, sepse Rusia, sinqerisht, ka qenë e qetë me Ukrainën. Nuk kanë bërë shumë”, tha...
Burimi:
javanews.al