Trump shpërthen pas mosmarrjes së Nobelit për Paqen: Vendim i turpshëm, njollë për Norvegjinë

Trump shpërthen pas mosmarrjes së Nobelit për Paqen: Vendim i turpshëm, njollë për Norvegjinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pasi nuk u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqen, duke e cilësuar vendimin e këtij viti si “të turpshëm dhe skandaloz”. Gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e Nju Jorkut, vetëm pak orë pas shpalljes së fitueses, Trump deklaroi se nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e saj, duke iu referuar si një “person misterioz”. “Kjo është një njollë e pashlyeshme për Norvegjinë. Ne nuk do ta harrojmë”, u shpreh presidenti amerikan. Çmimi Nobel për Paqen iu dha Navi Pillay, ish-gjyqtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe ish-komisionere e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për kontributin e saj në promovimin e paqes dhe të drejtës ndërkombëtare. Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën...