Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump shpërblen ish-avokatin, Emil Bove është konfirmuar nga Senati për t’u bërë gjyqtar federal i apelit
Ish-avokati personal i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u konfirmua nga Senati si gjyqtar federal i apelit me një votim partiak 50-49 vota. Senati i udhëhequr nga republikanët konfirmoi Emil Bove si gjyqtar në Gjykatën e 3-të të Apelit të Qarkut të SHBA-së, një emërim për jetë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga demokratët, të cilët dolën nga një mbledhje e komitetit të Senatit në shenjë proteste më parë këtë muaj. Dy senatore republikane, Lisa Murkowski e Alaskës dhe Susan Collins e Maine votuan kundër emërimit, por republikanët mbajnë një shumicë prej 53-47 në dhomë dhe arritën ta merrnin votën gjithsesi....