Trump shpall zyrtarisht marrëveshjen tregtare Britani-SHBA

Trump shpall zyrtarisht marrëveshjen tregtare Britani-SHBA

Presidenti Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht se SHBA-të kanë arritur një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Trump falënderoi Starmer dhe ekipin e tij për punën dhe partneritetin e tyre të jashtëzakonshëm, shkruan BBC. Ai thotë se kompanitë amerikane të industrisë kimike, të makinerive dhe ato “industriale” do të kenë akses më të mirë në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar. Më tej e përshkruan Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët më të mëdhenj të SHBA-së dhe thotë se vendi “është pikërisht në krye, ata janë të parët për të cilët po flasim”.
Burimi: Vizionplus.tv