Trump shpall sot marrëveshjen “historike” të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Trump shpall sot marrëveshjen “historike” të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se një “samit historik paqeje” do të mbahet sot në Uashington, me pjesëmarrjen e tij, presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinyan. Dy vendet kanë qenë në konflikt për dekada për territoret e diskutueshme. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Presidenti Trump deklaroi se shumë liderë kanë tentuar më parë t’i japin fund këtij konflikti, por pa sukses  “derisa tani është arritur, falë TRUMP”, shkroi ai, duke iu referuar vetes në vetën e tretë dhe duke e shkruar mbiemrin e tij me shkronja të mëdha. Trump bëri të ditur se do të organizojë një “ceremoni nënshkrimi paqeje” në Shtëpinë e Bardhë, ku fillimisht do të mirëpresë veçmas...