Trump shpall armëpushim Rusi – Ukrainë, por sulmet vazhdojnë! Zelensky: Presim garanci nga Moska

Trump shpall armëpushim Rusi – Ukrainë, por sulmet vazhdojnë! Zelensky: Presim garanci nga Moska

Presidenti amerikan deklaroi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Por Kievi thotë se nuk i ka ende të gjitha detajet, ndërsa një central energjetik në Kharkiv u godit pas njoftimit të Uashingtonit. Moska nuk kishte konfirmuar marrëveshjen deri në raportimet e fundit. Një zhvillim i rëndësishëm diplomatik është regjistruar të dielën në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se palët kanë rënë dakord për një armëpushim që përfshin infrastrukturën energjetike, duke pretenduar se marrëveshja hyn në fuqi menjëherë. Megjithatë, njoftimi i presidentit amerikan nuk është shoqëruar me një konfirmim të qartë nga Moska, ndërsa autoritetet ukrainase kanë raportuar sulme të reja ndaj objekteve energjetike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se Kievi e mbështet...