Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump shpall 8 Majin si ‘Ditën e Fitores në Luftën e II Botërore’: Të marrim meritat
👁9884
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të mërkurën një shpallje presidenciale përmes së cilës shpall 8 majin si “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara meritojnë më shumë vlerësim për kontributin vendimtar në përfundimin e konfliktit global. Shpallja vjen në kuadër të 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Evropë (VE Day), kur më 8 maj 1945, Gjermania naziste firmosi kapitullimin e pakushtëzuar, duke i dhënë fund luftës në kontinentin evropian. Këtë javë, nga Londra në Moskë, qytetet po mbajnë ceremoni përkujtimore, parada dhe aktivitete solemne për të nderuar këtë ditë historike....