Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump rihap burgun e Alcatrazit, kriminelët më të rrezikshëm do të dërgohen atje
👁8182
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se i ka urdhëruar administratës së tij dhe agjencive përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun famëkeq të Alcatrazit, në Gjirin e San Franciskos, në mënyrë që kriminelët më “të dhunshëm” dhe “recidivistë” të mund të dërgohen atje. “Për një kohë shumë të gjatë, Amerika është përballur me një plagë kriminelësh, të egër, të dhunshëm, recidivistësh, llumin e shoqërisë që nuk sjellin asgjë tjetër përveç mjerimit dhe vuajtjes”, tha republikani nëpërmjet Truth Social. “Kjo është arsyeja pse sot kam urdhëruar Byronë e Burgjeve, si dhe Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin...