Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim 7-ditor

Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim 7-ditor

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit për një armëpushim shtatëditor, sipas raportimeve të Wall Street Journal. Vetë Trump ka konfirmuar se ka marrë një ofertë nga Teherani dhe se e ka refuzuar atë. “Ata bënë një propozim, unë e refuzova”, është shprehur presidenti amerikan. Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta, Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret që bombardimet ndaj Iranit të rifillojnë pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Propozimi iranian parashikonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin në negociatat për programin bërthamor të Teheranit. Në këmbim, Irani kërkonte heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. Sipas raportimeve, oferta ishte përcjellë përmes ndërmjetësve, mes tyre edhe Katari. Irani lë të hapur mundësinë për rikthimin e inspektorëve të AIEA-s Në...