“Trump po përpiqet të ndalë luftën bërthamore”, Demiraj: Evropa ka armatim për 5 ditë

“Trump po përpiqet të ndalë luftën bërthamore”, Demiraj: Evropa ka armatim për 5 ditë

Doktori i shkencave për sigurinë kombëtare, kolonel Dritan Demiraj ka komentuar e fundit në fushën e sigurisë në botë, pas objektivave të Evropës për t’u armatosur dhe përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Sipas kolonelit Demiraj, ushtritë e Norvegjisë, Holandës dhe Britanisë deklaruan disa ditë më parë se në rast të një konflikti me Rusinë kanë armatim vetëm për 5 ditë, gjë kjo që tregon se BE nuk duhet të jetë tërësisht e varur nga SHBA. Demiraj shton se Rusia nuk ka asnjë interes të nisë një luftë botërore, teksa shtoi se ajo është provokuar nga BE për të bërë një gjë të tillë. “Ndryshimet gjeopolitike kanë kërkuar ndryshime drastike, kjo është treguar me prishjen e rendit global dhe krijimin e...