Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave

Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpjeguar vendimin për të pezulluar përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë, duke argumentuar se kjo masë synon të ruajë mundësinë e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se është i angazhuar në përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes dhe se nuk dëshiron të ndërmarrë hapa që mund ta largojnë Moskën nga procesi i negociatave. “Jam në procesin e negociatave për paqe në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan, duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë asgjë që do ta largonte Rusinë nga tryeza e negociatave në mënyrë të pamend. Vendimi u bë publik të premten në mbrëmje, më 16 tetor, vetëm dy ditë përpara hyrjes në fuqi të...