Trump pezulloi tarifat/ Nis ndikimi i menjëhershëm në tregje, por presidenti amerikan nuk fal Kinën

Trump pezulloi tarifat/ Nis ndikimi i menjëhershëm në tregje, por presidenti amerikan nuk fal Kinën

Tregjet financiare janë rritur pasi Presidenti Trump njoftoi një “pauzë” 90-ditore të tarifave kundër vendeve që nuk janë hakmarrë ndaj SHBA-së. Indeksi NASDAQ është rritur 9% dhe indeksi S&P 500 është rritur 8%. Donald Trump nga ana tjetër ka rritur tarifat ndaj Kinës në 125%, dhe gjithashtu ka lëshuar një pauzë prej 90 ditësh për disa tarifa. Deklarata e tij e plotë në “Truth Social”: “Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur në Kinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment,...
Burimi: Opinion.al