Trump përsërit premtimin: 5 mijë dollarë për amerikanët
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur premtimin për një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo qytetar të rritur amerikan, nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit. Trump e ka quajtur pagesën “Trump Dividend” dhe ka deklaruar se ajo do të financohej nga të ardhurat prej tarifave. Megjithatë, plani nuk është miratuar dhe për zbatimin e tij do të nevojitej ndërhyrja e Kongresit, ndërsa mënyra konkrete e financimit dhe mekanizmi i pagesës nuk janë përcaktuar. Llogaritjet e publikuara nga mediat amerikane dhe Reuters e vendosin koston e një pagese të tillë në mbi 1 trilion dollarë. Disa republikanë kanë shprehur gjithashtu rezerva lidhur me ndikimin e mundshëm në inflacion dhe financat publike. Trump e ka lidhur...
Burimi:
ntv.al