Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk e kam mbyllur me të!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin, por nuk e konsideron marrëdhënien mes tyre të përfunduar. Në një intervistë telefonike ekskluzive për BBC, Trump tha se “nuk i beson thuajse askujt”, kur u pyet drejtpërdrejt nëse ka ende besim te udhëheqësi rus. Deklaratat vijnë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi dërgimin e armëve për Ukrainën dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh. Intervista prej 20 minutash, e dhënë nga Shtëpia e Bardhë, shënon gjithashtu një vit nga atentati ndaj jetës së Trump...