Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump paralajmëron Izraelin: Mos sulmoni me bomba! Nëse e bëni…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëron Izraelin që të mos kryejë sulme mbi Iranin. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkruan “Izrael, mos i hidhni ato bomba! Nëse e bëni, është një shkelje e madhe. Sillni pilotët tuaj në shtëpi (Izrael), Tani!”. Paralajmërimi vjen pas një armëpushimi të rënë dakord midis Iranit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi herët këtë mëngjes. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-të dhe Katari. Top Channel