Trump nuk i ndahet Harvardit, administrata e tij hap tjetër hetim mbi programin e shkëmbimit të universitetit amerikan

Trump nuk i ndahet Harvardit, administrata e tij hap tjetër hetim mbi programin e shkëmbimit të universitetit amerikan

Departamenti Amerikan i Shtetit po heton Harvardin mbi përfshirjen e universitetit në programin e tij të shkëmbimit të vizitorëve. Ky është sulmi i fundit nga qeveria e Trump kundër universitetit në një betejë të gjatë. “Hetimi do të sigurojë që programet e Departamentit të Shtetit të mos shkojnë në kundërshtim me interesat e kombit tonë”, tha sekretari i shtetit Marco Rubio në një deklaratë. “Për të ruajtur privilegjin e tyre për të sponsorizuar vizitorët e shkëmbimit, sponsorët duhet të zbatojnë të gjitha rregulloret, duke përfshirë edhe kryerjen e programeve të tyre në një mënyrë që nuk dëmton objektivat e politikës...