Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump nuk do të luajë golf i qetë, valë e madhe protestash pritet në Skoci kundër Presidentit amerikan gjatë pushimeve të tij
Një valë protestash pritet të shpërthejë këtë fundjavë në Skoci, ndërsa qytetarët nga Ayrshire deri në Aberdeenshire janë mobilizuar për të kundërshtuar atë që ata e quajnë “radikalizimin gjithnjë e më të theksuar” të politikave të Presidentit amerikan Donald Trump. Ai pritet të mbërrijë të premten në Skoci për një vizitë pesëditore private në resortet e tij luksoze të golfit në Turnberry dhe Menie. Edhe pse nuk është një vizitë zyrtare shtetërore, kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një takim me Trump të hënën në Skoci. Nuk është parashikuar një konferencë për shtyp, por gazetarët do të lejohen të...