Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit

Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se po “fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% ” për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit. “Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (…) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social. “Vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët tanë dhe kompanitë tona të prodhimit larg SHBA-së”, tha ai. Sipas tij, kjo është një “përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera” që përbën një “kërcënim” për “sigurinë kombëtare”...
Burimi: Top-Channel.tv