Trump njofton tarifa 100% për çipat, Apple njoftoi investime milionash në SHBA

Trump njofton tarifa 100% për çipat, Apple njoftoi investime milionash në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se synon të vazhdojë me vendosjen e tarifave shtesë doganore “mbi mikroqarqet dhe gjysmëpërçuesit”, pa specifikuar për momentin se kur do të hyjë në fuqi masa. “Do të vendosim tarifa të mëdha mbi çipat dhe gjysmëpërçuesit”, u tha republikani gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, “rreth 100 përqind”, të cilat i quajti “lajm i mirë për kompanitë amerikane që prodhojnë” këto artikuj. Në të njëjtën kohë, Apple njoftoi se po investonte edhe 100 miliardë dollarë të tjerë për të zgjeruar operacionet e saj në Shtetet e Bashkuara. Apple planifikon të ndërtojë një zinxhir furnizimi për çipat e saj në SHBA përmes programit, duke thënë se pret të prodhojë më shumë se 19 miliardë çipa për produktet e saj...