Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trump njofton planin për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë
👁10381
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se planifikon të heqë sanksionet ndaj Sirisë, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit, duke e cilësuar këtë si një hap që do t’i “japë një shans për madhështi” vendit të shkatërruar nga lufta. Në një fjalim gjatë një forumi investimesh në Arabinë Saudite, Trump tha se vendimi është marrë pas konsultimeve me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai theksoi se administrata e tij ka nisur hapat e parë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Sirinë, për herë të parë pas më shumë se...