Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka miratuar transferimin e raketave interceptuese Patriot në Ukrainë, megjithëse një pjesë e raketave duhet të mbërrijë nga vendet aleate, raportoi Washington Post, duke cituar një zyrtar amerikan dhe tre burime të tjera të njohura me situatën. Shtyrja vjen në një kohë tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Kievit, ndërsa Donald Trump kritikon përsëri publikisht Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe njofton gatishmërinë e tij për të diskutuar përfundimin e luftës me Presidentin rus Vladimir Putin edhe pa pjesëmarrjen e udhëheqësit ukrainas. Sipas gazetës amerikane, transferimi i raketave “Patriot” nga vendet e treta në Ukrainë kërkon miratimin paraprak të Uashingtonit, sepse bëhet fjalë për armë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja...
Burimi:
javanews.al