TRUMP NGRE TONET: IRANI PO NDËRTONTE MASIVISHT RAKETA, KISHTE NE PLAN TE GODISTE EUROPEN

TRUMP NGRE TONET: IRANI PO NDËRTONTE MASIVISHT RAKETA, KISHTE NE PLAN TE GODISTE EUROPEN

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata amerikane ka zgjedhur të veprojë përballë krizave ndërkombëtare, duke pretenduar se SHBA-të kanë ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar sigurinë dhe për të përballuar kërcënimet globale. Duke folur për Iranin, presidenti amerikan akuzoi regjimin në Teheran për dekada dhune dhe destabilizimi në Lindjen e Mesme. Trump përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore. Sipas Trump, Uashingtoni i kishte ofruar Teheranit mundësinë për dialog dhe marrëveshje, por kjo përpjekje, sipas tij, ishte refuzuar nga regjimi iranian. Trump pretendoi gjithashtu se veprimet ushtarake amerikane kanë goditur rëndë kapacitetet e Iranit, duke përfshirë flotën, aviacionin, raketat dhe dronët. Ai deklaroi se edhe ekonomia iraniane është dobësuar ndjeshëm, ndërsa inflacioni vijon të rëndojë mbi vendin....