Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky sot, duke pretenduar se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Trump reagoi ndaj një gazetari që i kujtoi deklaratën e Zelenskyt, sipas të cilit presidenti amerikan ndodhet në anën e gabuar të historisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se presidenti ukrainas nuk e kupton se për çfarë po flet, duke shtuar se ai duhej ta kishte përfunduar luftën shumë kohë më parë. “Nëse do të më kishte dëgjuar, do të kishte bërë një marrëveshje shumë më të mirë shumë kohë më parë dhe miliona ukrainas do të ishin ende gjallë. Çfarë ka ndodhur deri më tani? Një numër tronditës...
Burimi:
javanews.al