Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Donald Trump të enjten rivendosi, nëpërmjet një urdhri ekzekutiv, “Testin Presidencial të Fitnesit” për nxënësit e shkollave publike, një praktikë që filloi në vitin 1966 dhe u hoq gradualisht nën administratën Obama. Testi përfshin ushtrime si vrapimi i një milje, ushtrimet e barkut dhe testet e fleksibilitetit. “Është një traditë e shkëlqyer dhe ne po e rikthejmë atë”, tha Trump. I njëjti urdhër riaktivizon gjithashtu Këshillin e Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen, me deri në 30 anëtarë, i cili do të përfshijë atletë, trajnerë dhe figura të tjera. Ndër të pranishmit në njoftim ishin miku i presidentit dhe golfisti...