Trump në OKB thirrje Moskës dhe akuza Havanës: Putin të ndalë luftën! Kuba ka dështuar!

Trump në OKB thirrje Moskës dhe akuza Havanës: Putin të ndalë luftën! Kuba ka dështuar!

Duke zbritur nga limuzina, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një mesazh homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke i kërkuar “t’i japë fund luftës” në Ukrainë. Më pas, ai sulmoi sërish gazetarët, veçanërisht ata të CNN-it: “Thatë se nuk do të më mbulonit. Nuk duhet të më mbuloni”. Trump e nisi fjalimin duke folur për lirinë e fituar nga Shtetet e Bashkuara 250 vjet më parë, nga e cila, sipas tij, amerikanët nuk do të heqin dorë “lehtë”, ndërsa deklaroi se “Amerika është rikthyer dhe sot është më e fortë se kurrë”. “Ekonomia jonë është më e lakmuara në botë. Forcat tona të armatosura janë më të fuqishmet në Tokë. Teknologjia jonë nuk ia lë vendin askujt dhe jemi liderë praktikisht në çdo...