Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridës, kur u detyrua të ndërpriste për pak çaste fjalimin e tij për shkak të një shqetësimi në sy. Trump po mbante fjalën e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit kur papritur shfaqi vështirësi për të mbajtur syrin hapur dhe iu drejtua të pranishmëve duke i pyetur: “E keni problem? Kam diçka në sy, shikoni.” Më pas, ai mori një pecetë e lagu me ujin që kishte në gotë dhe më pas pastroi syrin.Pasi e kaloi situatën, duke thënë se tani ndihej shumë më mirë, ai bëri edhe një koment me humor për pikat e syve, duke shtuar se do të dëshironte t’i kishte me...