Trump mbeti pa Nobelin e Paqes, ‘shpërthen’ ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pasi nuk u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2026. Ai kritikoi Norvegjinë, pasi çmimi iu dha juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay. Gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e New York-ut, Trump pretendoi se ky vlerësim i takonte SHBA-ve për shkak të rolit të tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. “SHBA-të, përfaqësuar nga unë si president, duhej të kishin marrë Çmimin Nobel për Paqen. Kjo është një njollë e pashlyeshme për Norvegjinë dhe për ata që morën këtë vendim të turpshëm”, deklaroi ai. Trump shkoi më tej, duke thënë se vendimi e ka diskredituar çmimin dhe se Washingtoni nuk do ta harrojë atë që ndodhi. Ai i cilësoi vendimmarrësit si “ideologë radikalë”, që sipas...
Burimi:
javanews.al