Trump mbërrin në Shenzhen, pritet takimi i parë trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Trump mbërrin në Shenzhen, pritet takimi i parë trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të kundërshtojë proteksionizmin tregtar, ndërsa homologu i tij rus, Vladimir Putin, kritikoi sanksionet perëndimore, në prag të një takimi trepalësh me presidentin amerikan Donald Trump. Të dy udhëheqësit mbajtën fjalime në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin kinez Shenzhen, përpara mbërritjes së Trump nga Manila, sipas Reuters, që citohet nga Monitor. Takimi trepalësh i tre liderëve, i parashikuar për të enjten, pritet të trajtojë luftërat në Ukrainë dhe Iran, si dhe çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë tregtinë ndërkombëtare, inteligjencën artificiale dhe armët bërthamore. Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur të mërkurën në Shenzhen, përpara takimit trepalësh të paprecedentë me Xi-në dhe Putinin, raporton Koha. Të tre liderët po marrin pjesë në një samit të udhëheqësve të...