Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se pasuria e tij e depozituar në bankat offshore ka arritur në të paktën 2 miliardë euro. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se Rama ka njerëzit e tij në çdo sektor të ekonomisë dhe prokurimeve publike, duke përmendur Ergys Agasin dhe duke e akuzuar kryeministrin për ngritjen e një skeme përfitimi përmes tenderave dhe fondeve publike. Berisha komentoi edhe të dhënat e EUROSTAT-it mbi të ardhurat dhe varfërinë në Shqipëri, duke pretenduar se rritja e të ardhurave për frymë nuk pasqyron realitetin ekonomik të qytetarëve. Sipas tij, shifrat ndikohen nga rënia e popullsisë dhe zhvlerësimi i dollarit, ndërsa shqiptarët vijojnë të përballen me kosto të larta jetese...
Burimi:
gijotina.com