“Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave”/ Ambasada e SHBA në Tiranë ngre alarm sigurie
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një alarm sigurie për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, duke u bërë thirrje të tregojnë vigjilencë të shtuar gjatë udhëtimeve dhe pjesëmarrjes në aktivitete publike në prag të festave të fundvitit. Njoftimi, i cili ka si zonë referimi të gjithë Evropën dhe jo vetëm Shqipërinë, paralajmëron se grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe aktivitetet festive mund të kthehen në objektiva të mundshëm të grupeve terroriste dhe elementëve kriminalë. Sipas ambasadës, sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim, përfshirë edhe raste kur autorët veprojnë individualisht. Mes vendeve që kërkojnë kujdes të veçantë përmenden tregjet, qendrat tregtare, terminalet e transportit, objektet e kultit, atraksionet turistike dhe hapësirat e tjera publike ku mblidhen shumë njerëz. Në njoftim ngrihet shqetësimi...
Burimi:
javanews.al