Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik
Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Cërrik, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në automjetin që drejtonte. Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”, policia ka sekuestruar një pushkë automatike, 15 fishekë, automjetin dhe dy telefona celularë. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në mesnatë, në lagjen nr. 3 të Cërrikut. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjet një armë zjarri, pushkë automatike, e cila dyshohet se posedohej pa leje nga drejtuesi i mjetit, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Pogradec. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën edhe fishekë luftarakë. Në automjet ndodhej edhe një 22-vjeçar tjetër, shtetasi R. B., gjithashtu banues në Pogradec, i...
Burimi:
syri.net