Buxheti 2027, Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat
Gjatë prezantimit të pr.buxhetit 2027, kryeministri Edi Rama foli edhe për ndryshimin e skemës së bonusit të bebes. Nga korriku 2027, mbështetja për familjet do të vijojë derisa fëmija të mbushë 5 vjeç. Rama tha gjithashtu se mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara do të dyfishohet dhe do të mbulohen kontributet shoqërore për të gjithë kujdestarët e tyre. Bursat do të rriten nga 10 mijë në 25 mijë lekë dhe do të shtrihen edhe në ciklin e masterit. “Nga bonusi i bebeve, prej 1 korrikut të vitit 2027, familjet do të marrin mbështetje në kohë, deri kur fëmija të mbushë moshën 5 vjeç. Ne u gjendemi pranë familjeve të reja dhe i ndihmojmë për të lehtësuar barrën e tyre në raport me mirërritjen e foshnjave....
Burimi:
javanews.al