Athinë: Masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome pas marshimit përkujtimor

Athinë: Masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome pas marshimit përkujtimor

Autoritetet greke kanë nisur procedurat disiplinore ndaj një efektivi policie që u filmua duke goditur me shkop gome një protestues në Athinë, pas përfundimit të marshimit përkujtimor të Politeknikut. Sipas një deklarate të policisë, efektivi do të transferohet nga detyra aktuale. Policia greke bëri të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e pezullimit të tij nga detyra. Masa disiplinore vjen pas publikimit të pamjeve që dokumentojnë goditjen me shkop gome ndaj protestuesit të plagosur. Ky episod ka nxitur reagime në Athinë dhe jashtë saj. Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në bulevardin Alexandras. Atje shpërthyen përleshje mes të rinjve që hidhnin gurë dhe policisë, pas marshimit vjetor drejt Ambasadës Amerikane. Policia greke deklaroi se çdo ankesë për sjelljen e efektivëve hetohet me seriozitet. Sipas saj,...