Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump krahasoi sulmet ndaj Iranit me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai nuk e kupton se çfarë është bomba atomike
Deklarata e fundit e Donald Trump, e cila krahasoi sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane me bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore, shkaktoi një reagim të fortë në Japoni, dhe veçanërisht në Hiroshima. Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i ka bërë thirrje presidentit amerikan të vizitojë qytetin për të parë pasojat e katastrofës bërthamore. “Më duket se ai nuk e kupton se çfarë do të thotë një bombë atomike, duke marrë jetën e civilëve të pafajshëm dhe duke kërcënuar vetë mbijetesën njerëzore”, u tha ai gazetarëve. Ai shtoi se një vizitë...