Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Intel, akuzat për raporte konfliktuale me Kinën

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Intel, akuzat për raporte konfliktuale me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të prodhuesit amerikan të çipave, Intel. Sipas Trump, CEO Lip-Bu Tan, ka raporte problematike me Kinën, madje ka cilësuar se ai është në konflikt me këtë shtet, raporton BBC. Këto raporte problematike, Trump u referohet investimeve të dyshimta të Tan nëpër kompani që sipas Shteteve të Bashkuara, janë të lidhura me ushtrinë kineze. Këtë kërkesë, Trump e bëri të ditur përmes një postimi në platformën “Truth Social”, ku ai shkruan: “CEO i Intel është shumë i konfliktuar dhe duhet të dorëhiqet menjëherë. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër të këtij problemi. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj këtij problemi.“ Është e pazakontë që një president të kërkojë dorëheqjen e një drejtuesi...