Trump kërkon Çmimin Nobel për Paqen: Kam zgjidhur 8 luftëra, e meritoj më shumë se kushdo
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka intensifikuar deklaratat në favor të kandidaturës së tij për Çmimin Nobel për Paqen 2026, një ditë përpara shpalljes së laureatit nga Komiteti Norvegjez i Nobelit. Çmimi do të shpallet më 9 tetor në Oslo, në orën 11:00 sipas orës së Europës Qendrore. Në një deklaratë para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump pretendoi se gjatë periudhës së tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka kontribuar në zgjidhjen ose parandalimin e tetë konflikteve ndërkombëtare. Ai tha se arritjet e tij diplomatike janë më të mëdha se ato të çdo presidenti tjetër. “Kam bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë. Nuk po mburrem, thjesht po them faktet. Ndoshta asnjë president nuk ka zgjidhur ndonjëherë luftëra. Unë kam...
Burimi:
ntv.al