Burimi:
Opinion.al

Trump kërcënoni Kinën me tarifa shtesë, monedha kineze arrin nivelin më të ulët historik
👁9761
Juani i Kinës ka arritur një rekord të ulët sot, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi dje Pekinin me tarifa shtesë prej 50%, duke e çuar taksën totale në 104%.Juani arriti nivelin më të ulët që kur filloi tregtimin në 2010 me 7,3815. Tregjet janë të përgatitur për atë që mund të shndërrohet në një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.Pekini ka refuzuar t’i përkulet asaj që e quan “shantazh” dhe është zotuar të “luftojë deri në fund”.