Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që mbështesin politikat ‘anti-amerikane’ të grupit BRICS

Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që mbështesin politikat ‘anti-amerikane’ të grupit BRICS

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja për çdo komb që mbështet politikat “anti-amerikane” të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim. Në një postim në Truth Social të dielën, Trump tha se SHBA-të do të vendosë një tarifë shtesë prej 10% për “çdo vend që përputhet me politikat anti-amerikane të BRICS” pa “përjashtime”, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se për cilat politika po i referohej Trump. Pauza 90-ditore e tarifave të administratës amerikane do të përfundojë të mërkurën dhe Trump konfirmoi të dielën në mbrëmje se letrat do të dërgohen në dhjetëra vende nga e hëna....
Burimi: Top-Channel.tv