Trump kërcënon me sanksione vendet që blejnë naftë iraniane

Trump kërcënon me sanksione vendet që blejnë naftë iraniane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “çdo vend ose person” që blen naftë nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore. Kushdo që e bën këtë “nuk do të lejohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. Postimi i tij vjen pas shtyrjes së raundit të katërt të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, i planifikuar për të shtunën në Romë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha sot se Uashingtoni pret një raund të ri bisedimesh me Teheranin në të ardhmen e afërt. Teherani më...
Burimi: Vizionplus.tv