Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave
👁2642
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ri ndaj Kalifornisë, duke kërcënuar se do të ndërpresë fondet federale për shtetin, pas pjesëmarrjes së një nxënëseje transgjinore të shkollës së mesme në garat shkollore. Ky është AB Hernandez (red. biologjikisht djalë), i cili garoi dhe fitoi dy tituj rajonalë në kërcim për së gjati, në kategorinë e vajzave. “KJO NUK ËSHTË E DREJTË DHE PLOTËSISHT FYESE PËR GRATË DHE VAJZAT”, shkroi Trump në Truth Social, duke deklaruar se “financimi federal në shkallë të gjerë do të pezullohet, ndoshta përgjithmonë”, nëse urdhri ekzekutiv i administratës së tij për këtë...